Cila është formula për sukses në turizëm në një kohë pandemie? Për shumicën e hotelierëve kjo doli si një detyrë mjaft e vështirë me shumë të panjohura, në sfondin e një panorame epidemiologjike gjithnjë në ndryshim. Në të njëjtën kohë, disa të tjerë, falë zgjuarsisë së tyre në menaxhimin dhe organizimin e aktiviteteve, ishin në gjendje të ruajnë nivelin dhe të përmbushnin kapacitetin me klientët e tyre të rregullt. Ata shumë shpejt u përshtatën me kërkesat e reja, duke ruajtur cilësinë e shërbimit dhe krijuan kushte të parrezikshme për klientët e vet. Kurse cilësia në shërbim vjen dhe nga investimi në nëpunës - pikërisht ata i detyrojnë turistët të ndihen të kënaqur dhe të duan të kthehen përsëri. Kjo është dhe formula e suksesit të një kompleksi hotelesh në vendpushimin Primorsko, i cili sipas traditës mbledh ekipin e vet nga vendet e ndryshme nëpër botë:
“Sivjet patëm dhe ukrainas, po kështu dhe kameriere nga Kirgistani dhe Kazakistani - shënon menaxheri i kompleksit Mirosllav. Për vitin e ardhshëm planifikojmë të marrim stazhierë nga shkolla e turizmit në Pirot (Serbi). Nga Polonia dhe Hungaria po kështu kishin ardhur në stazh vajza dhe djem , kurse mot mund të vijnë dhe nga Turqia.”
Që të gjithë ata mundin të përfshihen mjaft mirë në ritmin e punës dhe të mirëmbajnë nivelin e shërbimit në mënyrë të përsosur. Motivacioni për ekipin janë mundësia për rritje dhe qëndrimi i menaxherëve, të cilët marrin një pjesë aktive në procesin e punës dhe përkrahin nëpunësit e vet:
“Ne jemi si një familje e madhe - po vazhdon Mirosllav Stojçev. Pavarësisht nga fakti se kush nga cila fe është dhe nga cila kombësi - ne respektohemi në mënyrë të përbashkët. Punojmë në një ekip. Veçanërisht kemi animatorë francez, të cilët çdo vit janë të ndryshëm dhe që të gjithë janë të kënaqur nga larmia. Kemi kolegë të shumtë nga restoranti, madje dhe në recepsion, të cilët janë zhvilluar tek ne. Kur e vërejmë punën e tyre, në kuadrin e një, dy vjetëve, menjëherë u japim mundësi të zhvillohen në një nivel më të lart. Veçanërisht, shumë prej tyre tanimë mësojnë në universitete në degët turizëm dhe hotelieri. Shkojnë në stazh jashtë shtetit, kthehen këtu me një përvojë mjaft më të madhe në sferë dhe po zhvillohen”.
Kurse rezultati nga kjo formë e organizimit dhe e drejtimit mund të ndiqet në sajtet e ndryshme turistike. Atje hoteli zë një pozicion drejtues në renditjen e konsumatorëve, që është një tregues për cilësinë e shërbimit, kushtet dhe qëndrimin:
“Tre vjet me radhë fituam çmimin e parë e një vargu francez - tregon Mirosllavi dhe sqaron: Bëhet fjalë për 50 hotele në të gjithë botën. Çmimi është mbi bazën e anketave, të cilat i plotësojnë turistët pasi ikin. Kurse një restorant më i mirë do të thotë jo vetëm ushqim, por dhe atmosferë, shërbim - çdo gjë është komplekse. Vendi gjithashtu është shumë i veçantë dhe i tërheq turistët dhe personelin të kthehen përsëri.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Darina GrigorovaE vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..