Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimo Karakehajov: Tradita e punimit të tahinit, e transmetuar brez pas brezi

7
Foto: arkiv personal

Dimo Karakehajov nga qyteti Ivajllovgrad është një punues i tahinit nga brezi i tretë. Pyetjes së Radio Bullgarisë se përse qyteti Ivajllovgrad është zona e vetme në vend, ku ritet susami, sipërmarrësi 33 vjeçar iu përgjigj: 

“Sepse qyteti Ivajllovgrad është një nga pikat më jugore të Bullgarisë dhe klima këtu është shumë e ngrohtë. Kurse susami, me të cilin ne punojmë është një bimë që e do nxehtësinë dhe e do klimën e ngrohtë mesdhetare. Susami nuk rritet në pjesën qendrore dhe veriore të vendit.” 


“Në kohën e kaluar ka pasur disa punishte të tahinit në zonën e qytetit Ivajllovgrad - shton Dimo Karakehajov. Përpara vitit 1989 gjyshi im ka punuar 14 vjet në një punishte të tillë. Pikërisht këtu e ka mësuar dhe zanatin. Dhe kur pas vitit 1989 lejohet prona private, gjyshit tim i lind ideja dhe kështu me babin tim ndërtojnë këtë punishte të tahinit në bazë të një teknologjie autentike dhe përdorin të njëjtat gurë, të cilat janë në më shumë se 100 vjet. Dikur, gurët rrotulloheshin me tërheqje të kafshëve - me mushka, të cilët rrotulloheshin në një rreth dhe kështu nxisnin mullirin për ta vënë në lëvizje, sot përdoret korrenti.” 


Për prodhimin e tahinit familja e Dimo Karakehajovit ka rritur 500 dynymë me fara susami, kurse sasinë tjetër e blen nga prodhuesit vendas: 

“Susami është një bimë me shkurre, e lartë rreth 80 centimetra ose - 1 metër. Mbillet në fund të majit, në fillim të qershorit dhe kushti më i rëndësishëm është të ketë lagështi dhe të jetë ngrohtë për të qenë i favorshëm për mbirje - thotë Dimoja ​​dhe shton. Sipërfaqet më të vogla mbillen me dorë, kurse më të mëdhatë me mbjellës. Sipërfaqet nuk trajtohen me plehra dhe pesticide, prodhimi ynë është ekologjik, një pjesë nga sipërfaqet tona janë të certifikuara bio. Susami mblidhet në periudhën shtator-tetor. 

Ja dhe sesi fillon rritja e susamit në këtë rajon: 

“Prodhojmë tahin susamin nga varieteti, i cili është ruajtur gjatë dekadave, sepse çdo një prodhues lë farë për vitin e ardhshëm. Gjyshërit e mi erdhën nga Azia e Vogël - Kocabunar, rajoni Bandarma në Turqi dhe sollën farat me vete dhe në sajë të stërgjyshërve tanë, ato janë ruajtur më shumë se 100 vjet. Susami i verdh i ndritshëm rritet vetëm tek ne, ndryshe nga susami i bardh i importuar.” 


Prodhimi i tahinit të susamit kalon në tre hapa. Pjesa e parë është larja me ujë me kripë dhe me ujë të pastër. Etapa e dytë është tharja në një furë të madhe. Sipas prodhuesit të ri kjo është pjesa më e rëndësishme nga i gjithë procesi prodhues, ose siç thonë “Mjeshtëria e zanatit”. Tharja kërkon rreth 3 orë e gjysmë, kurse vetë pjekja e farës zgjat minuta të numëruara. Etapa e tretë është bluarja në mulli me ndihmën e gurëve të mëdhenj. Varieteti, i cili rritet në rrethin e Ivajllovgradit, është shumë i pasur me yndyrë dhe gjatë bluarjes, pa u shtuar asnjë lloj yndyre formohet një substancë e lëngësht, një qull, i cili rrjedh nëpër ngushticën e formuar. Në fakt ky është tahini, i cili mbushet nëpër kavanoza dhe tanimë është gati për konsum.

“Tahini i susamit është e rëndësishme të konsumohet sepse është një produkt shumë i shëndetshëm dhe i dobishëm - përgjithëson Dimoja. Nuk përmban asnjë lloj përzierjesh dhe konservantesh. Tahini integral që ne e prodhojmë është shumë i mirë për traktin gastrointestinal”. 

Produkti shitet tek ne dhe në shtetet fqinje Greqia dhe Turqia.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD