Gjithnjë e më pak diploma bullgare për studime jashtë vendit po certifikohen, njoftoi Ministria e Arsimit. 1536 të diplomuar në vitin e kaluar shkollor kanë marrë një apostille për arsim të mesëm. Janë certifikuar gjithsej 2652 dokumente bashke me të diplomuarit në vite të kaluara. Në vitin 2020 ato kanë qenë gjithsej 3678, kurse në vitin 2019 u legalizuan 4683 diploma.
Tendenca e uljes së numrit të të rinjve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit është për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, pandemisë Covid-19 dhe rënies së numrit të maturantëve.
Në vitin 2021, Gjermania, Greqia dhe Italia ishin më të preferuarat për të studiuar, ndërsa në 2020 vendet më të preferuara nga bullgarët ishin Gjermania, Greqia dhe Britania e Madhe.Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..