Grupi i monitorimit nuk është një organ hetimor. Qëllimi ynë është të mbledhim informacion dhe të provokojmë debat, të njohim Parlamentin Evropian me problemet reale në Bullgari dhe të gjejmë mjete për zgjidhjen e tyre. Kjo u tha për BNR nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva nga grupi i socialistëve. Ajo është anëtare e delegacionit të eurodeputetëve, i cili ndodhet në Sofje për të studiuar situatën me sundimin e ligjit në vend. "Bullgaria tashmë është në fokusin e eurodeputetëve dhe kushdo që vjen në pushtet nuk do të mund të shkelë në mënyrë drastike sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave," tha Jonçeva.
Eurodeputetët do të mbajnë një konferencë për shtyp para se të largohen më 24 shtator.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..