Një delegacion i eurodeputetëve dhe ekspertëve nga Parlamenti Evropian mbërriti në Bullgari për një vizitë dy-ditore për të studiuar situatën me sundimin e ligjit, tha korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nga gjithsej 23 persona, 7 janë eurodeputetë nga secili grup politik në Parlamentin Evropian, pjesa tjetër janë ekspertë. Socialistët përfaqësohen nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Të gjithë janë anëtarë të Grupit të Monitorimit të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Janë planifikuar takime me Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, Ministrat e Punëve të Brendshme - Bojko Rashkov, të Drejtësisë - Janaki Stoillov, të Kulturëa - Velislav Minekov, Zëvendëskryeministrin për Fondet e BE -së Atanas Pekanov, Kryeprokurorin Ivan Geshev, Avokaten e Popullit Diana Kovaçeva dhe deputetë nga Legjislatura e fundit e Kuvendit Popullor. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet lirisë së mediave.Koalicioni PP-DB, i dalë si forca e dytë politike në parlamentin e ri, u bëri thirrje të gjitha partive dhe grupeve parlamentare në një konferencë për shtypin për të bërë të qartë se nuk do të punojnë me DPS-Fillimi i Ri në asnjë formë. “Po bëjmë..
Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të nevojshme për të hyrë në parlament, do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve. Këtë e bëri të ditur për BNR..
Në SHBA po afrohen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallë globale. Lidhur me këtë rast Agjencia e Sondazheve “Gallup International” bërë një anketim në 43 shtete rreth qëndrimeve ndaj Donald..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të..
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për..