Koncerte të shumta, çmime prestigjioze, mijëra kilometra të kaluara për shfaqje brenda dhe jashtë vendit, dhe ndoshta më e rëndësishmja - një pasuri e madhe e këngëve popullore autentike dhe një koleksion kostumesh të lashta popullore... Ky është bilanci për rrugën në të cilën ka ecur deri më sot ansambli folklorik nga fshati Caracovo. Një bilanc për të cilin amatorët janë shumë krenarë, sepse “Dikani” është vetëm 10 vjeç. Për provën e tyre të parë ata zgjedhin 22 shtatorin 2011 - Ditën e Pavarësisë së Bullgarisë. Ishin të pranishëm kryesisht gra nga grupi i vjetër për folklor autentik në vatrën e kulturës të fshatit "Djado Ivan Arabazhijata". Ato u mblodhën nga Radosllav Ivanov, udhëheqës i ansamblit, këngëtar dhe gajdexhi. Radosllav u diplomua në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike “Shiroka Llëka” dhe në Akademinë për Arte Muzikore, Koreografike dhe Artistike "Asen Diamandiev" (në degën e drejtimit të koreve dhe ansambleve folklorike). Edhe pse ai është një muzikant profesionist, Radosllav Ivanov vendosi t’i përkushtohet punës me amatorë. Dhe pa keqardhje. Sot, anëtarët e ansamblit "Dikani" janë rreth 60 vjeç, dhe koncertet e tyre i bëjnë përshtypje të madhe auditorit.
"Caracovo është fshati më i afërt me Plovdivin, i vendosur 1-2 km larg tij - thotë entuziasti i ri. - Nuk ka shpopullim, as papunësi, as shtëpi të zbrazëta, këtu jetojnë njerëz të disa brezave. Kjo është arsyeja se pse formacioni është kaq i madh. Ne kemi një orkestër relativisht të madhe të instrumenteve popullore. Është interesante që gjithsej katër drejtues të ansambleve amatore në vendbanimet e tjera këndojnë dhe luajnë në ansambël. Disa vajza që filluan me ne në një moshë të re tani po studiojnë në Shkollën e Muzikës në Plovdiv, por vazhdojnë të marrin pjesë në aktivitetet tona. Ne kemi një grup këngëtaresh femra, si dhe një grup prej këngëtarësh meshkuj, i krijuam së bashku me babanë tim, i cili gjithashtu merr pjesë në ansambël. Kjo vazhdimësi është karakteristike për formacionin tonë, kështu që këngët përcillen brez pas brezi ".
Radosllav ka gjetur dhe incizuar dhjetëra këngë popullore që si nxënës, po vazhdon ta bëjë këtë edhe sot.
"Repertori ynë është plotësisht autentik," vazhdon ai. - Ne nuk interpretojmë këngë nga zona të tjera folklorike, madje as nga fshatra të tjerë. Më duhet të sqaroj se shumica e banorëve të Caracovos janë nga fshati Eleshnica, i cili ishte në zemër të Srednogories. Por në këtë vend u ndërtua diga “Pjasëçnik”, njerëzit u shpërngulën, shumë prej tyre u vendosën në Caracovo, por mbajtën traditat, këngët, kostumet e tyre. Kjo është arsyeja se pse folklori ynë ndryshon nga ai i vendbanimeve aty pranë. Ne dalim në skenë me kostume autentike. Kemi gjithashtu një koleksion të pasur muzeor të veshjeve antike dhe sendeve shtëpiake. Kishim në plan të botonim një libër dhe të incizojmë një CD për 10 vjetorin tonë, por nuk ia dolëm. Kemi marrë mbështetje nga ana e biznesit vendas, por në fakt njerëzit nga ansambli i paguajnë vetë shpenzimet e pjesëmarrjes sonë në Bullgari dhe jashtë shtetit. Kemi dhënë koncerte jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Itali, Sllovaki, Republikën Çeke, Maqedoninë Veriore, Greqi, Rumani, Turqi dhe të tjera. "
Është e panevojshme të themi se vështirësitë, që do të ndalonin shumë njerëz, për amatorët e “Dikani” dhe udhëheqësin e tyre janë vetëm sfida e radhës. Nuk është rastësi që ndërsa po bisedonim pas koncertit të tyre të mrekullueshëm në festivalin “Kiten dhe Miqtë”, Radosllav përmendi disa herë fjalën dashuri - dashuri për folklorin, muzikën, interpretuesit.
Në këtë frymë janë fjalët e këngëtares më të vjetër në grup - Bonka Kaleeva. Ajo është 87 vjeç, por ende punon në një fabrikë dhe merr pjesë në të gjitha provat dhe koncertet:
"Ndihem mirë. Kënga më sjell gëzim, jetë, më jep forcë. Po pres me padurim të mblidhemi dhe të këndojmë, të dal në skenë ”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Allbena Bezovska dhe arkiv personal
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..