Një dozë e tretë shtesë kundër Covid-19, e cila do të forcojë dy të parat, do të vendoset së shpejti në Bullgari, tha drejtoresha e Qendrës për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Iva Hristova për bTV.
Doza e tretë do të rekomandohet për grupe të caktuara të rrezikuara, tha Hristova, duke shtuar se kjo dozë jepet 8 muaj pas së dytës dhe është për ta forcuar imunitetin. Ajo do të rekomandohet për njerëzit me deficitë imuniteti, për të sëmurët nga kanceri, si dhe për të rriturit mbi 65 vjeç.
Hristova shtoi se fëmijët nuk infektojnë, por infektohen, dhe shpjegoi se një mësues mund ta transmetojë koronavirusin në një klasë të tërë. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme që të rriturit të imunizohen, shpjegoi profesoresha.Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..