Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.
Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.
Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..