Sot Veliko Tërnovo është qendra e festimeve kushtuar 113 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Festimi filloi me kremtimin e një liturgjie nga Mitropoliti Grigorij i Veliko Tërnovos në kishën "40 martirët e shenjtë ”. Rituali ushtarak i ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë u mbajt në kështjellën Carevec. Presidenti Rumen Radev dhe Kryeministri Stefan Janev morën pjesë në festimet në kryeqytetin e vjetër.
"Në udhëkryqin e ditës sonë të re, le të kujtojmë se paraardhësit tanë zgjodhën që përgjithmonë të ndërtojnë fatin dhe të ardhmen e tyre së bashku si njerëz të lirë dhe të pavarur. Është detyra jonë ta mbajmë dhe ta respektojmë këtë besëlidhje të shenjtë ”, tha Presidenti në fjalimin e tij dhe uroi bullgarët me rastin e festës.Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..