Aftësia ose vetëm dëshira të ndihmosh dikë të bënë të ndihesh i rëndësishëm. Por, jo në atë “kuptim televiziv” sa përpara kamerave, siç thuhet, por në shpirtin dhe në zemrën tënde. Altruizmi është një vendim i thellë personal dhe me siguri nuk duhet të shërbejë për një leverdi personale dhe dividentët “në kurriz “ të nevojtarëve. I tillë është dhe qëllimi i organizatës bamirëse “Engjëjt për Bullgarinë”, të krijuar në Londër, e cila pranon dhurime automatike prej bullgarëve në Shtetet e Bashkuara, Itali, Spanjë, Gjermani. Çdo gjë është krejtësisht e ligjshme, meqenëse çdo një prej tyre ka përcaktuar në mënyrë të qartë se me çfarë shumë, një herë ose në muaj, do të mbështesë dhe do të ndihmojë për të përmirësuar jetën e bullgarëve në vendin tonë.
“Ideja për këtë organizatë ishte në mendimet e mia më shumë se një vit - tregon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, krijuesja e organizatës Stella Ivanova. Por, duhej me vëmendje të llogaris sesi ta realizoj dhe kjo pikërisht nga pikëpamja e një dhuruesi. Njerëzit u larguan mjaftë dhe humbën besimin tek dhurimi gjatë viteve të fundit. Prandaj ishte me rëndësi të jem e sigurt, se çdo gjë do të jetë transparente, e ndershme, kurse paratë, të cilat mblidhen, do të shkojnë për nevojtarët, dhe jo për rroga për shembull.”
Bashkëpunimi i “Engjëjve për Bullgarinë” me organizata bamirëse tek ne lejon që paratë me të vërtetë të shkojnë aty, ku ka një nevojë më të madhe prej tyre. Kuptohet se, veprimtaria e partnerëve të tyre është e kontrolluar dhe e miratuar paraprakisht, që të shmanget çdo lloj hije dyshimi në realizimin e nismës. Dhuruesit janë të gatshëm t’u ndihmojnë njerëzve të moshuar, njerëzve të sëmurë. Më shpesh përmes blerjes së paketave me ushqim, ilaçe dhe produkte të dorës së parë. Që nga formimi i saj në pranverën e vitit 2020 e deri më sot, organizata ka ndihmuar mbi 2000 ekonomi shtëpiake dhe ka dhuruar mbi 133 000 leva për iniciativa të ndryshme.
Stella Ivanova kujtohet dhe për bullgarët e parë, të cilët kanë marrë ndihmë, në sajë të ndihmës së saj dhe të ekipeve të vullnetarëve.
“Filluam më 17 prill, kurse më 1 maj shpallëm dhe aksionin tonë të parë. Në të mblodhëm para dhe blemë ushqime për 45 njerëz të moshuar dhe të vetëm në qytetin Vraça dhe në fshatrat përreth. Po kështu ndihmuam dhe 15 familje në qytetin Gabrovo me dy-tre fëmijë. Të moshuarit kishin mbetur pa punë për shkak të pandemisë.”
Organizata gjithashtu ndihmon në pajisjen e këndeve të lojërave për fëmijë në spitalet shtetërore në Bullgari. Me ndihmën e lodrave të dhuruara për fëmijët dhe mobilet, që nga muaji nëntor i vitit 2020 deri më sot, kënde të ngjashme janë ndërtuar në qytetet Bllagoevgrad, Samokov, Dupnica, Ihtiman, Veliko Tërnovo, Pazarxhik, Pllovdiv, Pleven, Lloveç, Trjavna, Kërxhali e të tjera. Në sajë të tyre, dhjetëra fëmijë marrin mundësi për një rehabilitim më të shpejtë dhe efektiv pas përfundit të shërimit të tyre.”
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/Angels-for-BulgariaOrganizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..