Formacioni i ri politik rreth ish-ministrave të financave dhe të ekonomisë në qeverinë e dytë teknike të Rumen Radevit deklaroi dëshirën e vet të jetë një nga faktorët në përbërjen e ardhshme të Kuvendit Popullor. Dëshira e tyre për të vazhduar ndryshimin e filluar në 4 muajt e fundit, është në thelbin e emrit të partisë së Asen Vasilevit dhe Kirill Petkovit – “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Gjatë prezantimit të saj përpara gazetarëve, të dy ishin kategorikë se ajo nuk është dhe nuk do të jetë një parti presidenciale, por shprehën përkrahjen e vet për një mandat të dytë të Rumen Radevit, për shkak të lirisë së plotë me të cilën kanë disponuar gjatë mandatit të vet si ministra.
Cilët do të jenë hapat e ardhshëm të “Po e vazhdojmë ndryshimin” mbeti e paqartë, përveçse që të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e caktuara për më 14 nëntor, ata do të kenë nevojë për një regjistrim të një subjekti ekzistues politik. Bisedime në këtë drejtim po zhvillohen me disa parti, por në konferencën e shtypit ato nuk u përmendën. Që këtu fillojnë dhe pyetjet, të cilat janë të lidhura si me emrin e mbajtësit të mundshëm të mandatit, kështu dhe me njohjen e tij midis votuesve bullgarë.
Analiza e politologut nga qendra studimore “Trend” Dimitër Ganev tregon se një përkrahje elektorale për partinë e dy ish-ministrave, mund të vijë prej disa vendeve:
“Një e treta nga përkrahësit e Petkovit dhe të Vasilevit do të vijë nga simpatizantët e zhgënjyer nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) - thotë Ganev. “Fotografia e çastit” tregon se pjesa më e madhe e njerëzve, të cilët e përkrahnin “Bullgarinë Demokratike” në dy zgjedhjet e fundit, mbeten përkrahës të saj. Sipas vlerësimeve tona të përafërta, mbase rreth 50-60 000 vota nga ish mbështetësit e “Bullgarisë Demokratike”, do të kalojnë drejt formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Por, kjo nuk do të thotë se mund të presim këtë rezultat për Petkovin dhe Vasilevin në zgjedhjet e ardhshme, sepse formacioni i tyre tani do të fitojë një pamje gjithnjë e më të qartë.”
Ekonomisti Evgjenij Kënev është skeptik sa i përket kësaj derisa formacioni “Po e vazhdojmë ndryshimin” mundet të arrijë një rezultat mjaft të lartë, që të mund të jetë diçka më shumë se një parti e cila ka kaluar me sukses barrierën 4% për të hyrë në Kuvendin Popullor. Sipas fjalëve të tij, synimi i partisë së re është të përfitojë nga votat e votuesve të qendrës së majtë:
“Kjo duket larg përpara se ata të shpallin qëllimet e veta të marrin pjesë në politikë - që nga deklarata e zotit Vasilev, në të cilën ai kërkoi që aktualizimi i buxhetit të jetë me një fokusim mbi pensionet - sqaroi Kënev. Në vend të dytë ishte vizita e tyre në Termocentralin “Marica-Iztok 2”, ku përkrahën ruajtjen e minave. Prandaj po mendoj se, ata, si një prejardhje dhe mënyrë e të shprehurit, mund të përkojnë disi me “Bullgarinë Demokratike”, por njëkohësisht të synojnë një lloj tjetër elektorati. Mendoj se ata me të drejtë po synojnë drejt këtij vendi sepse ai politikisht është “jo i ngjeshur”.
Politologu Ivan Naçev mendon se formacioni i ri ka një potencial të tërheqë dhe zgjedhës të shumtë, të cilët deri në fund nuk janë të sigurt në këtë se kush e meriton përkrahjen e tyre. Por, ama nga ana tjetër:
“Njerëzit të cilët do të votojnë për ta, janë njerëz, të cilët me të vërtetë duan disa gjëra të mund të rregullohen, dhe Bullgaria të fillojë të ngjajë si një shtet evropian - është i bindur Naçev. Tanimë 15 vjet jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, dhe secili, që e njeh integrimin evropian, e di se në vitin e 10 pas aderimit madje shtetet më të varfra duken dhe zhvillohen shumë më mirë, sesa ne pas 15 vjetëve.”
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..