Të martën do të ketë vranësira të ndryshueshme, në shumë rajone retë do të shpërndahen. Do të bjerë shi i dobët vetëm në disa vende. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16° në verilindje deri në 26° mbi jugperëndim. Në Sofje do të jetë deri në 20°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të kemi mot me vranësira. Në mëngjes në disa vende mund të bjerë shi. Gjatë ditës retë do të shpërndahen. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16° në Kepin Shablla deri në 20° në jug të vendpushimit “Sllënçev Brjag”. Temperatura e ujit të detit do të jetë 22°, dhe lëvizja e detit deri në 3 ballë.
Mbi malet do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në disa vende do të bjerë shi i dobët. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 15°, në 2000 metra deri në 7°. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë 15°, dhe në Bansko deri në 18°.
Të mërkurën do të jetë e ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15° dhe 20°. Do të ketë vranësira të konsiderueshme me reshje të dobëta shiu. Në pjesët më të larta të Rilla dhe Pirin do të bjerë borë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e komentoi këtë për BTA me rastin e takimit të liderëve evropianë për Ukrainën, të thirrur nga..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..