Letra me vlerë të borxhit për 150 milion euro në leva do të ofrohen për blerje në tregun e brendshëm, njoftoi Banka Popullore Bullgare. Obligacionet kanë një maturim prej 10 vjet e gjysmë. Ky do të jetë emisioni i parë në mandatin e Ministrit të ri në detyrë të Financave, Valeri Bellçev. Deri më tani, Bullgaria ka qarkulluar 500 milionë euro borxh të ri të brendshëm për 2021 me një kufi prej 2.2 miliardë eurosh.
Në fillim të gushtit dhe në fund të mandatit të ish-ministrit të financave në detyrë Asen Vasilev, shteti mori një borxh të ri prej 100 mln eurosh, përmes obligacioneve pesëvjeçare. Fitueshmëria e tyre ishte negative.Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..