Letra me vlerë të borxhit për 150 milion euro në leva do të ofrohen për blerje në tregun e brendshëm, njoftoi Banka Popullore Bullgare. Obligacionet kanë një maturim prej 10 vjet e gjysmë. Ky do të jetë emisioni i parë në mandatin e Ministrit të ri në detyrë të Financave, Valeri Bellçev. Deri më tani, Bullgaria ka qarkulluar 500 milionë euro borxh të ri të brendshëm për 2021 me një kufi prej 2.2 miliardë eurosh.
Në fillim të gushtit dhe në fund të mandatit të ish-ministrit të financave në detyrë Asen Vasilev, shteti mori një borxh të ri prej 100 mln eurosh, përmes obligacioneve pesëvjeçare. Fitueshmëria e tyre ishte negative.Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..