Ditën e shtunë do të ketë re, pasdite me reshje dhe bubullima. Do të jetë me erë, në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të fryjë erë e fortë veriperëndimore dhe do të bëhet ftohtë. Temperaturat do të lëvizen nga 14 deri në 22 gradë, në rajonet jugore deri në 30 gradë. Në Sofje priten temperatura deri në 22 gradë.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi gjithashtu do të ketë re vende-vende me reshje. Do të fryjë erë. Temperaturat maksimale do të lëvizen nga 25 gradë në veri deri në 28 gradë në Burgas dhe Pomorie. Temperatura e ujit detar do të jetë 22 gradë. Valët e detit do të jenë deri në 2 ballë.
Mbi malet do të ketë re dhe reshje lokale me erë të fortë deri të stuhishme veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë deri në 20 gradë, në 2000 metra deri në 12 gradë. Në pushimoret Borovec dhe Pamporovo termometrat do të tregojnë deri në 18 gradë, në Bansko deri në 25 gradë.
Ditët e vijueshme moti do të mbetet i paqëndrueshëm dhe me erë. Temperaturat minimale do të lëvizen nga 13 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalet – nga 23 deri në 28 gradë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe i Hidrologjisë.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..