IT specialistë, menaxherë të marketingut, punonjës në kompani të jashtme dhe konsulentë në fushën e biznesit dhe të financave – janë ndër kuadrot më të kërkuara në tregun e punës për momentin. Këtë e tregon një anketimi i Radio Bullgarisë bërë gjatë forumit “Koshere karriere” që u organizuar në Sofje vitin e radhës nga Shoqata “Tuk-Tam” (Aty-Këtu). Kjo është veprimtaria më e madhe e cila takon bullgarë me përvojë dhe arsim të fituar jashtë vendit të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në Bullgari. Si rezultat i pandemisë së Covid-19, mijëra bullgarë të rinj u kthyen në shtëpi. Ndër ta mbizotërojnë specialistët e kualifikuar të cilët shumë shpejtë dhe shumë lehtë arrijnë të gjejnë punë të paguar mirë në atdhe. “Aktualisht shihet një kërkesë të madhe të njerëzve me gjuhë të huaja” – thotë Rostisllav Djankov, i cili punon në një kompani për kërkimin e kuadrove dhe shton:
“Industria e eksportit të shërbimeve zhvillohet me dinamikë të madhe, ekziston një kërkesë e vazhdueshme për staf të ri nga kompanitë. Përveç kësaj, shumë njerëz transferohen nga sektorë të tjerë si për shembull nga ai turistik te eksporti i shërbimeve pasi ata mund të shfrytëzojnë aftësitë e tyre gjuhësore për të zhvilluar potencialin në një sferë të re e cila nuk është aq prekur nga koronavirusi. Kompanitë tashmë filluan të ofrojnë trajnime në mënyrë që punonjësit e tyre të rinj më shpejtë të rikualifikohen dhe të përvetësojnë punën e re.”
Sipas Rostisllav Djankov në industrinë e eksportit të shërbimeve ndryshe nga sektorët e tjerë si turizmi, ka kërkim të krahut të punës. Gjithnjë e më shumë bullgarë që zotërojnë gjuhë të huaja dhe ata që kthehen nga jashtë i drejtohen kompanisë së tij për të kërkuar mundësi për realizim këtu. Përveç kësaj gjatë pandemisë shumë kompani filluan të ofrojnë mundësi për punë nga distanca. Në praktikë puna nga shtëpia kthehet në një alternativë të preferuar si nga kandidatët, ashtu edhe nga kompanitë.
Ndër pjesëmarrësit e forumit të karrierës është dhe 24-vjeçarja Ralica Dodova. Ajo u diplomua për marketingun digjital në Holandë dhe tani ushtron specialitetin me praktikë të lirë në Bullgari. Pranon se akoma është në fillim të karrierës së vet profesionale. Sidoqoftë shpërthimi i pandemisë së koronavirusit ndryshoi planet e saj për t’u zhvilluar profesionalisht në Holandë.
Para një viti Ralica u kthye në vendlindje por asaj nuk i vjen keq për këtë. “Për fatin tim gjërat shkuan shumë shpejtë, kështu që siç thuhet çdo e keqe për të mirë! ”Rezulton se për momentin ekziston një larmi e madhe lojtarësh në fushën e marketingut në vendin tonë. Por sipas Ralica, kompanitë preferojnë të punësojnë njerëz me përvojë.
“Më bën përshtypje se ka shumë kërkesa për kuadro në sferën e menaxhimit të projekteve. Përveç kësaj kur aplikosh për një pozitë në fushën e marketingut del se kompanitë kërkojnë më tepër menaxher të marketingut, por jo stazhier ose ndonjëri të cilin ta trajnojnë. Më bëri përshtypje se ata nuk duan të investojnë kohë dhe para në trajnim të njerëzve. E merr pjesë në këtë forum të karrierës më tepër për të zgjeruar rrjetin tim të kontakteve profesionale, kështu që unë nuk shpresoj për një pozicion. Por, natyrisht, nëse dikush vendos që përvoja ime është e mjaftueshme për një pozicion drejtues, unë do ta filloja këtë” – tha në përfundim Ralica Dodova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Inter Expo Center, Facebook/ Rostisllav Djankov
Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej..
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..
Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej..