Kur krahasojmë të kaluarën dhe të tanishmen e fshatrave bullgare, patjetër ne përqendrojmë vëmendjen mbi shkollën rurale. Zakonisht ajo është e vendosur në një godinë me dhoma të mëdha dhe dritare të larta nga ku hyn shumë dritë për fëmijët të cilat e nisën rrugën drejt dijes. Sidoqoftë, sot në shumë vende shkollat rurale janë ndër monumentet më të trishtuara të shkatërrimit, rrjedhoje e shpopullimit të rajoneve fshatare. Ndërtesat e mëdha shkollore të ndërtuara në vitet 50 – 60 të shekullit të kaluar shpesh janë krejtësisht të papërdorshme sepse nuk ka më fëmijë dhe pak vendasit e mbetur nuk gjejnë mjetet dhe arsyen për t’i mirëmbajtur ata. Gjithsesi pamja mund të ketë ngjyra më të hapëta dhe një dëshmi për këtë është shkolla fillore në fshatin Stoletovo. Ky vendbanim shtrihet midis maleve Sredna Gora dhe Stara Pllanina dhe pranë tij rrjedh lumi Strjama. Aty gjithçka është aq e ruajtur saqë nesër mund të kthehen nxënësit në dhomat e klasës. Tavolinat me karriget prej druri janë të rregulluara mirë në dhomën e klasës së parë, ndërsa para tyre janë dërrasa e zezë dhe zilja shkollore, e cila dekada me radhë ftonte nxënësit për të mësuar.
Ndërtesa e shkollës në Stoletovo jo vetëm që mirëmbahet, por është gati të bëhet një lloji qendre kulturore dhe muzeu i fshatit. Të gjitha eksponatet janë të dhuruar nga banorët vendas madje koleksionit të tyre etnografik mund ta kenë zili edhe disa institucione me autoritet. “Ka edhe shumë punë për të bërë sidomos rreth riparimit të çatisë që rrjedh, por nuk do të heqim dorë sepse kemi ndihmën e shumë vullnetarëve të rinj nga fshati” – thotë kryetari i Bashkisë së fshatit Stoletovo Mirosllav Kolev:
“Sado i dashur është vendlindja ime, aq i dashur është edhe shkolla ime e parë. Ne kurrë nuk donim të kishim një ndërtesë të shembur në qendër të fshatit, kështu që morëm këtë iniciativë dhe filluam të riparojmë çatinë. Në vitin 2018, kur shënuam 90 vjet nga themelimi i vatrës sonë të kulturës, tashmë kishim rregulluar dy dhoma për koleksionin tonë etnografik. Në të vendosëm tezgjahun e vjetër, minderet, dhe të gjitha sendet e tjera që arritëm të mbledhim. Një pjesë prej eksponateve janë letra, kujtime, fotografi dhe dorëshkrime të siguruara nga vendasit. Ka një këndë të veçantë për patronin e fshatit Gjeneralin Nikollaj Stoletov – komandant i vullnetarëve bullgarë, opëllçenas, në Luftën Ruso-Turke (1877 – 1878), e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Sivjet mbushen 190 vjet nga lindja e tij. Njëra nga dhomat me ndihmën e vullnetarëve e kthyem në një këndë të brendshëm lojërash për fëmijët në fshat. Ne duam që të rinjtë të komunikojnë dhe të jenë më të bashkuar në mënyrë që fshati ynë të ketë një të ardhme.”
Që kur mbaj mend - si nxënëse në Stoletovo, dhe më pas si mësuese në shkollën lokale - nuk ka pasur kurrë fëmijë të braktisur, tregon Gergana Todorova, mësuese shumëvjeçare dhe drejtoreshë e fundit e shkollës së mbyllur në vitin 2008 në Stoletovo.
“Gjithmonë ka qenë një shkollë fillore, fillimisht nga klasa e parë deri në klasën e tretë, dhe pas kësaj edhe në klasën e katërt. Pastaj fëmijët vazhduan arsimin e tyre tetëvjeçar në fshatin fqinjë Kërnare – kujton Gergana Todorova. – Më shumë fëmijë kishte këtu në vitet 50-të të shekullit të kaluar – nja 80. Pastaj filluan të ulen në 50 dhe më në fund erdhi momenti kritik, kur në fshat mbetën shumë pak fëmijë dhe për fat të keq shkolla jonë ishte e mbyllur. Dhe ajo ishte shumë e bukur. Në mëngjes fëmijët erdhën dhe uturima e tyre dëgjohej nëpër gjithë fshatin. Dhe një fshat pa shkollë është pothuajse i humbur. Tani megjithatë jam mbushur me gëzim, sepse megjithëse nuk ka fëmijë, bashkia bëri gjithçka të mundshme për të mbajtur ndërtesën e shkollës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Gergana Mançeva
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..