E shtuna do të jetë kryesisht me diell dhe mot i qetë në të gjithë vendin. Pasdite do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave mbi zonat lindore dhe malore, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat ditore do të rriten dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 24 dhe 29 gradë. Në Sofje minimumi do të jetë 8 dhe maksimumi deri në 24 gradë.
Një erë mesatare nga veri-verilindja do të fryjë përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 në kepin verior Shablla, deri në 25 gradë në jug nga pushimorja “Zllatni Pjasëci” deri në Ahtopoll. Temperatura e ujit të detit do të jetë 23 gradë. Dallgët e detit do të jenë deri në 1-2 ballë.
Gjithashtu do të jetë me diell mbi malet, me vranësira të përkohshme pasdite, por pa reshje. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 18 gradë, dhe në 2000 metra deri në 12 gradë.
Në vendpushimet Pamporovo dhe Borovec termometrat do të arrijnë 17 gradë, dhe në Bansko deri në 21 gradë.
Të dielën dhe deri në mes të javës së re do të ketë re të shpërndara dhe diell. Temperaturat do të rriten me një ose dy gradë dhe maksimalet në pjesën dërmuese të vendit do të jenë midis 25 dhe 30 gradë, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...