Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Gazetaresk – 8 shtatorin, në Lidhjen e Gazetarëve Bullgarë u prezantua libri i gazetarit Georgi Najdenov “Gazetaria – zëri i njerëzimit”. Autori është një gazetar shumëvjeçar në Agjencinë Telegrafike Bullgare dhe një korrespondent dhe i dërguar special në disa nga pikat më të nxehta në botë, zona të konflikteve ushtarake, fatkeqësive dhe krizave, përfshirë dhe Afganistanin. Në librin e vet Georgi Njdenov mbron tezën, se gazetaria luan një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve dhe është në gjendje të ndryshojë botën.
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...