Edicioni i dytë i festivalit "Cellissimo" do të zhvillohet nga data 6 deri më 10 shtator 2021. Përveç klasave të mjeshtërisë me pjesëmarrës nga vendi dhe nga jashtë, çdo mbrëmje nga ora 19 do të ketë koncerte falas në skena të ndryshme - në Akademinë Kombëtare Muzikore, në Shkollën Kombëtare Muzikore dhe në Galerinë “Oborishte numër 5” në Sofje.
Razvan Suma nga Rumania, Denis Severin nga Zvicra, Aleksandër Ram nga Rusia, Dragan Gjeorgjeviq nga Serbia janë disa nga pedagogët violonçelistë.
Jam shumë i lumtur se po formohet një bashkëpunim ballkanik, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare docenti doktor Atanas Krëstev, drejtor artistik i forumit. Sipas fjalëve të tij, në Bullgari ka talente të shkëlqyera dhe është me një rëndësi të madhe që ata të marrin një përkrahje: “Qëllimi i festivalit është që nxënësit dhe studentët të mund të afrohen deri tek mjeshtëria e emrave të mëdhenj në shkollën e violonçelit. Ky kontakt i gjallë nuk mund të zëvendësohet me asgjë.”
Ky format shkaktoi një interes të madh dhe dëshmoi efikasitetin e vet akoma gjatë edicionit të vet të parë, i cili u zhvillua disa ditë përpara mbylljes së sallave të koncerteve për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..