Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëtorët e restoranteve në Varna protestuan për shkak të masave kundër Covid-19

Foto: BGNES

Punëtorët dhe pronarët e restoranteve, bareve dhe klubeve të natës në qytetin Varna pranë Detit të Zi protestuan sot kundër masave të reja të propozuara nga kryeinspektori shëndetësor shtetëror kundër përhapjes së Covid-19. Procesioni bllokoi qendrën e qytetit për një orë, bëri të ditur BTA. Sipas protestuesve, masat ekonomike për të mbështetur industrinë duhet të përgatiten para vendosjes së masave të reja, gjë që nuk ka ndodhur.

Shumë protestues thanë se kanë frikë të vaksinoheshin dhe kundërshtuan vaksinimin100% të stafit.

Ata treguan se shumë pak njerëz në degë kanë arritur të përfitojnë nga ndihma e siguruar për bizneset e mbyllura, transmetoi BNR Varna.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD