Dhjetëra miliona leva kanë rrjedhur tek kompanitë private që kryejnë dezinfektim dhe kontroll sanitar në pikat kufitare me Turqinë. Kjo u konfirmua në mbledhjen e sotme të komisionit të përkohshëm për rishikimin e menaxhimeve të mëparshme, bëri të ditur reporterja Rumjana Vasileva.
Përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv u dëgjuan në një takim në lidhje me një sinjal për shkelje në zbatimin e kontrollit fitosanitar dhe për kontrata të lidhura me dezinfektimin në pikat kufitare "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo".
Ndër shkeljet është mungesa e informacionit se si janë lidhur kontratat dhe nëse është zhvilluar procedurë e prokurimit publik.
Fondi Kundër Korrupsionit pohon se që nga viti 2013 deri më sot një kompani private po dezinfekton makina që hyjnë nga Turqia dhe po mbledh tarifën shtetërore në kundërshtim me ligjin.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..