Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dezinfektimi i kufirit pasuron kompanitë private në kushte të paqarta

Foto: arkiv

Dhjetëra miliona leva kanë rrjedhur tek kompanitë private që kryejnë dezinfektim dhe kontroll sanitar në pikat kufitare me Turqinë. Kjo u konfirmua në mbledhjen e sotme të komisionit të përkohshëm për rishikimin e menaxhimeve të mëparshme, bëri të ditur reporterja Rumjana Vasileva.

Përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv u dëgjuan në një takim në lidhje me një sinjal për shkelje në zbatimin e kontrollit fitosanitar dhe për kontrata të lidhura me dezinfektimin në pikat kufitare "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo".

Ndër shkeljet është mungesa e informacionit se si janë lidhur kontratat dhe nëse është zhvilluar procedurë e prokurimit publik.

Fondi Kundër Korrupsionit pohon se që nga viti 2013 deri më sot një kompani private po dezinfekton makina që hyjnë nga Turqia dhe po mbledh tarifën shtetërore në kundërshtim me ligjin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.   Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...

botuar më 25-04-17 4.15.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..

botuar më 25-04-16 7.35.MD

Qeveria kërkoi nga KE-ja një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes

Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..

botuar më 25-04-16 6.32.MD