Grupi parlamentar i Bullgarisë Demokratike nuk u paraqit në takimin e planifikuar për sot me Partinë Socialiste Bullgare /BSP/ në kuadër të konsultimeve për formimin e një kabineti me mandatin e tretë. Duke shpjeguar motivet, bashkëkryetari i formacionit Hristo Ivanov tha për BNR se ky mandat është i dënuar.
Pas marrjes së mandatit, BSP donte të fillonte konsultimet për formimin e një kabineti me të ashtuquajturat “parti të ndryshimit”. Pas takimit me të parën prej tyre - "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!" u bë e qartë se ajo nuk do t'i mbështesë socialistët. Për të nesërmen është planifikuar një takim me përfaqësuesit e "Ka një popull të tillë" /ITN/. Po priten edhe bisedimet e BSP-së me organizatat e punëdhënësve në lidhje me prioritetet të cilat të merren parasysh në punën e qeverisë së ardhshme dhe në lidhje me azhurnimin e buxhetit.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...