Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është i dënuar mandati i tretë për formimin e qeverisë?

Foto: arkiv

Partia e tretë politike në parlamentin bullgar ka për detyrë të realizojë mandatin e tretë eksplorues për formimin e qeverisë. Sapo presidenti ia dorëzoi dosjen Partisë Socialiste Bullgare, shumë analistë treguan skepticizëm. Me çdo një ditë të kaluar shanset për formimin e qeverisë bëhen gjithnjë e më të pakta, pavarësisht se akoma nuk janë zhvilluar bisedimet me të gjitha forcat politike të përfaqësuara në parlament.

“Mandati i dhënë Partisë Socialiste Bullgare është i dënuar, dhe kjo ishte e qartë që në fillim fare”- deklaroi lideri i partisë “Po, Bullgaria” Hristo Ivanov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Sipas tij, konsultimet po kthehen në PR parazgjedhor për të majtën:

“Momenti serioz, në të cilin kishte shans për të formuar një qeveri në këtë parlament, qe të fillojmë bisedime përpara vendimit të presidentit kujt t’i japë mandatin, të përpunojmë një formulë, që funksionon për të gjithë ne dhe t’ia ofrojmë kreut të shtetit. Presidenti dha një sinjal të qartë, gjatë konsultimeve  midis mandatit të parë e të dytë, se ai është gati  të dëgjojë një propozim të tillë.  Për ndonjë shkak Kornelija Ninova vendosi të bllokojë këtë mundësi, e shpalli si antikushtetuese, refuzoi bisedë dhe në fakt atëherë dështoi shansi me mandatin e tretë për tu realizuar diçka. Pastaj ai thjesht u bë një mbështetës i fazës parazgjedhore.

Partia Socialiste Bullgare po i vazhdon konsultimet e veta me partitë dhe sindikatat dhe pikërisht në këto bisedime politologu Evgenij Dajnov sheh shanse minimale për formimin e një qeverie legjitime. Sipas fjalëve të tij, liderja e së majtës Kornelija Ninova akoma ka vend për veprim: 

“Ka një lëvizje për të krijuar një projekt qeveri, e cila të ketë politika të mira, të pranueshme për të gjithë. Dhe të formohet prej njerëzve, të cilët janë të aftë praktikisht për të zbatuar këto politika. Kështu që, nëse e bën mirë këtë lëvizje dhe bind “Ka një popull të tillë”, se është më mirë të qëndrojë pas një qeverie, sesa të shkojë në zgjedhje dhe të jetë forca e tretë politike, kjo mund të jetë një arritje mjaft serioze politike”, komenton Dajnov përpara BNR - Stara Zagora.  

“Konsultimet janë formale, nuk ka shans për qeveri, po fitohet kohë, që të kryhet punë, e cila është e domosdoshme në parlament”- kështu shkurtimisht e përshkroi situatën politike gazetari dhe politik  Asen Agov. Sipas tij, fushata e tretë zgjedhore për këtë vit tashmë ka filluar. Kurse me dhënien e mandatit të fundit Partisë Socialiste Bullgare, presidenti i siguron vetes përkrahjen e elektoratit të së majtës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale gjatë vjeshtës në vendin tonë”.

“Sipas zonjës Ninova, e majta do ta vonojë mandatin deri më 10-15 shtator, që do të thotë se, zgjedhjet parlamentare  mbase do të jenë në raundin e dytë  të atyre presidenciale, nëse ka të tilla.  Zgjedhjet presidenciale mbase do të jenë më 7 dhe 14 nëntor/të dy raundet/- por këtë duhet ta përcaktojë parlamenti, përpara se të shpërndahet. Kështu që gjërat janë më se të qarta dhe duhet qetësisht të sillemi ndaj kësaj, se do të shkojmë në zgjedhje të treta sivjet, sepse zgjedhjet janë një instrument politik të demokracisë për zgjidhjen e krizave. Kurse ne në këtë moment kemi arritur fundin e krizës politike, e cila filloi që nga viti 2001. Ne votuesit duhet të kuptojmë se çdo gjë e cila rastisi gjatë këtij viti me dy parlamente fatkeqe, është për shkak të hezitimit tonë. Është e domosdoshme të mbledhim mendjen, që të zgjedhim një shumicë e cila të mund të kryej reformat e thella, që i duhen Bullgarisë.”

Përderisa vendi ynë po shikon më tepër drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, mbetet pyetja, nëse ato do të jenë në gjendje të ndryshojnë situatën politike, në mënyrë që ajo të ndalojë të qëndrojë në një vend. Por, analizat tregojnë se në votimin e ardhshëm konfigurimi vështirë se do të ndryshojë. “Detyra përsëri do të jetë e njëjtë - të kërkohet një konsensus midis një pjese të madhe të forcave politike”, komenton përpara BNR - “Horizont” politologu Ivajllo Dinev. Sipas fjalëve të tij, një shans për një ndryshim rrënjësor të situatës politike do të japë krijimi i një projekti të ri politik që përfshin disa nga ministrat aktual zyrtar, të cilët kanë një popullaritet të madh.

Përderisa ky variant është akoma në sferën e ideve, formacionet e tanishme politike duhet të evitojnë egon e vet dhe të arrijnë një kulturë të re të marrëveshjes. Ose, ashtu siç thotë Hristo Ivanov, “të mësojmë përsëri fjalët koalicion dhe kompromis”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Silvia Velikova, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD