Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmoi stabilitetin e vlerësimit afatgjatë të kredisë të Sofjes - BBB, e cila është e barabartë me vlerësimin e Bullgarisë, njoftoi Bashkia e Sofjes. Sipas agjencisë, Produkti i Brendshëm Bruto kombëtar për frymë të popullsisë është më i ulët se ai evropiano-qendror dhe vende të tjera të krahasueshme, por nga ana tjetër Sofja ka një strategji të qartë për ta paraqitur veten si një zonë investimi dhe kapital digjital. Kryeqyteti vazhdon të ketë tregues ekonomikë më të qëndrueshëm se mesatarja kombëtare, pavarësisht krizës me pandeminë Covid-19. Të ardhurat e Sofjes balancojnë kuadrin e paparashikueshëm financiar në të cilin veprojnë qytetet bullgare. Ekonomia e diversifikuar lokale, papunësia e ulët dhe disiplina financiare i japin S&P arsye për të ruajtur besimin e saj dhe për të konfirmuar parashikimin për zhvillimin e kryeqytetit. Standard & Poor’s pret që papunësia në qytet të mbetet nën mesataren kombëtare. Sofja ka një sasi të kufizuar borxhi dhe një pozicion likuiditeti të qëndrueshëm, falë rezultateve të qëndrueshme financiare dhe bashkëfinancimit të jashtëm të programit të saj të investimeve. Prandaj, pritjet janë që kryeqyteti ynë të vazhdojë të ketë të ardhura dhe shpenzime të qëndrueshme në normalizimin e ekonomisë.
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..
Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..
89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër..