Ditën e diel fati i keq pengoi kombëtaren bullgare të volejbollit për femra të luftojë për një vend në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të Volejbollit në Plovdiv. Në një ndeshje me pesë sete me një përfundim jashtëzakonisht të kontestuar, skuadra suedeze mbizotëroi ndaj bullgareve me 25:12, 21:25, 22:25, 25:14, 17:19. Kështu, ekipi ynë nuk arriti të barazonte rezultatin e tij nga dy vjet më parë, kur u rendit në mesin e tetë të parëve. Pas ndeshjes, trajneri Ivan Petkov zbuloi se shumë nga vajzat kanë luajtur me probleme shëndetësore.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..