“Kthimi i qytetit Varna në një qytet special detar, do të jetë një kusht për jetesën e popullsisë. Qyteti do të jetë një krenari për Bullgarinë, emri i tij do të qëndrojë barazi me emrat e qyteteve Nica dhe Monte Karlo” - me këtë bindje, përpara rreth 100 vjetëve, kryetari i dikurshëm i bashkisë së qytetit Varna, Jordan Pekarev nxjerr një dekret për shpalljen e qytetit për një vendpushim detar të Bullgarisë.
Sot, një shekull më vonë, nxënës dhe studentë na rikujtojnë bukuritë e kryeqytetit detar të Bullgarisë në dhjetë filma argëtues-edukativ. Ata janë të krijuar në bazë të projektit “Qyteti, i puthur nga deti - Youth street”, kurse të rinjtë janë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të historive. Çdo një nga filmat është me një kohëzgjatje prej 30 minutave. Ata tregojnë historinë e teatrit vendas, arkitekturën e Varnës, ngjarjet e rëndësishme kulturore dhe mjeshtëritë e kulinarisë. Temat kalojnë përmes vendeve më të preferuara në qytetin detar dhe në rajon për një turizëm shpirtëror dhe pelegrinazh dhe arrijnë deri tek aksentët në mjedisin qytetar në qytetin e Varnës, të preferuara për selfie.
Gradualisht të gjithë filmat do të ngarkohen në YouTube, Youth street-Varna, si dhe në median informative të rinisë Youth Street-Varna.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..