Komisioni Evropian i ka dërguar një pyetje autoriteteve bullgare në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj kompanive bullgare për shkak të ligjit “Magnitski”. "Një veprim i tillë i njëanshëm si rezultat i sanksioneve nga një vend i tretë, është një shkak serioz për shqetësim nga ana e Komisionit Evropian," është qëndrimi i Brukselit, cituar nga sajti “Bivol”.
Në një dëgjim në Parlament, Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare /BNB/, Dimitër Radev tha se mosrespektimi i sanksioneve “Magnitski” mund të ketë pasoja të rënda për sistemin bankar. Ai sqaroi se masat parandaluese nga BNB dhe bankat tregtare janë marrë para publikimit të listës. Radev shpjegoi: "Më 13 shkurt 2018, për shembull, Shtetet e Bashkuara përfshinë një bankë letoneze në këtë listë për mosrespektimin e sanksioneve amerikane në lidhje me Korenë e Veriut. Më 24 shkurt 2018 banka u shpall e falimentuar. Ky është një shembull i sanksioneve të ashpra që nuk mund t’u përgjigjen aftësive të bankave tona ”.Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..