Komisioni Evropian i ka dërguar një pyetje autoriteteve bullgare në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj kompanive bullgare për shkak të ligjit “Magnitski”. "Një veprim i tillë i njëanshëm si rezultat i sanksioneve nga një vend i tretë, është një shkak serioz për shqetësim nga ana e Komisionit Evropian," është qëndrimi i Brukselit, cituar nga sajti “Bivol”.
Në një dëgjim në Parlament, Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare /BNB/, Dimitër Radev tha se mosrespektimi i sanksioneve “Magnitski” mund të ketë pasoja të rënda për sistemin bankar. Ai sqaroi se masat parandaluese nga BNB dhe bankat tregtare janë marrë para publikimit të listës. Radev shpjegoi: "Më 13 shkurt 2018, për shembull, Shtetet e Bashkuara përfshinë një bankë letoneze në këtë listë për mosrespektimin e sanksioneve amerikane në lidhje me Korenë e Veriut. Më 24 shkurt 2018 banka u shpall e falimentuar. Ky është një shembull i sanksioneve të ashpra që nuk mund t’u përgjigjen aftësive të bankave tona ”.Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BTA. Pas kësaj, Rumen..
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, koalicioni GERB-SDS do të merrte 23.1% të votave, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) - 14.8%, DPS-Fillimi i Ri i Deljan Peevski - 11%, BSP - E Majta e Bashkuar - 6%, “Ka një popull të tillë”..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..