Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë vjeçari Velisllav Zahariev është nënkampioni i ri evropian i shahut për fëmijë

Foto: arkiv personal

Gjashtë vjeçari Velisllav Zahariev nga Berkovica para disa ditësh u bë nënkampion evropian në Kampionatin e BE të Shahut për Fëmijë.

Edicioni i 18 i turneut u zhvillua në qytetin Mjurek të Austrisë. Pjesëmarrësit ishin të ndarë në katër grupe sipas moshës – deri në 8, 10, 12 dhe 14 vjeç. Velisllav hyri në grupmoshën e më të rinjve dhe shumica e rivalëve të tij ishin më të mëdhenj. Kjo sfidë nuk ishte pengesë për shahistin e vogël, i cili humbi vetëm një lojë nga gjithsej nëntë të luajtura në kampionat. Sipas përfaqësuesve të Klubit të Shahut “Elit”, shahist i të cilit është Velisllav, arritja  e tij është e pakrahasueshme në historinë e kampionateve për djem.

Shpresa jonë e re filloi të luante shah me babanë e tij kur ishte vetëm dy vjeç, duke njohur fillimisht figurat në tabelë. Një vit më vonë ai filloi të punonte me një trajner profesionist. Deri më tani, Velisllav ka fituar 10 kupa dhe 27 medalje në vend dhe jashtë vendit, ishte kampion dy herë i Bullgarisë, dhe që nga ky muaj është gjithashtu një nënkampion i BE-së.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD