Tubimi tradicional i karakaçanëve do të mbahet nga 20 deri më 22 gusht në zonën “Karandila” pranë qytetit Sliven pas një pushimi njëvjeçar për shkak të epidemisë së koronavirusit. Deri në mesin e shekullit të kaluar, karakaçanët ishin nomadë që jetonin nga mbarështimi i deleve. Ata dalloheshin nga mënyra e tyre origjinale e jetesës dhe kulturës. Organizatorët e tubimit kanë planifikuar një program të pasur kulturor me pjesëmarrjen e grupeve të vallëzimit nga Bullgaria dhe Greqia, një konferencë shkencore për të ruajtur traditat karakaçane dhe për të përshtatur ato me jetën moderne. Aktualisht, rreth 20 000 njerëz nga grupi etnik karakaçan jetojnë në Bullgari dhe komuniteti më i madh banon në bashkitë e qyteteve Sliven dhe Karllovo.
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..