Pasardhësit e Petër Dënovit – themelues i një doktrine fetare filozofike të quajtur Vëllazëria e Bardhë Botërore sot festojnë Vitin e Ri Diellor. Tubimi i Vëllazërisë së Bardhë filloi para disa ditësh në rajonin e Shtatë Liqeneve të Rilës. Si çdo vit kulmi i tij është më 19 gusht. Pasardhësit e Dënovit besojnë se në këtë datë lindja e diellit ka aftësi magjike. Sipas tyre, njeriu që takon rrezet e para të diellit në këtë datë lartë në male, ngarkohet me energji dhe shëndet për 12 muajt e ardhshëm.
Në këtë ditë, ata kryejnë ritualin “Panevritmija” pranë liqenit “Bëbreka” (Veshkë), ku mblidhen edhe shumë turistë. Panevritmija kombinon muzikën, lëvizjen, mendimin dhe fjalimin në një tërësi harmonike, të cilën Peter Dënov e krijonte në vazhdim të shumë viteve. 28 ushtrime kryhen në një rreth – në më të jashtmin vallëzojnë fillestarët ndërsa brenda janë muzikantët dhe më të përparuarit. Gjatë ritualit, i cili zgjat rreth dy orë, të gjithë janë të veshur me të bardha. Qëllimi i vallëzimit është që njerëzit të bashkohen me natyrën.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..