1301 raste të koronavirusit janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 29 690 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.4% e mostrave janë me rezultat pozitiv. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 270, në Plovdiv - 182 dhe në Veliko Tërnovo - 88. 1658 pacientë janë shtruar në spital. 145 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 32 persona vdiqën ndërsa 246 u shëruan në harkun e shënuar kohor. 15 757 janë raste aktive. Dje u dhanë 9 143 vaksina kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në më shumë se 2.1 milion. 1 079 266 persona janë imunizuar me të dyja dozat.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..