Presidenti Rumen Radev tha se ende nuk ka vendosur se cilës force politike t’ia dorëzojë mandatin e tretë. Sipas tij, ende ka mundësi për t’u formuar një qeveri e re në kuadrin e Parlamentit të tanishëm. "Nuk dua të flas për zgjedhje të reja para se të kemi shteruar të gjitha opsionet e mundshme për formimin e një qeverie të rregullt me mbështetje të gjerë parlamentare dhe besimin e qytetarëve bullgarë", tha Presidenti gjatë vizitës së tij në Ellhovo. Ai tha se po planifikon të bëjë konsultime të reja me partitë në Kuvendin Popullor, pas së cilës do të marrë vendim se kujt t’i japë mandatin e tretë. Në një konferencë shtypi më 11 gusht, lideri i GERB Bojko Borisov njoftoi se partia do ta propozojë Daniell Mitov për kryeministër dhe pastaj do ta kthejë mandatin.
Presidenti e lidhi vazhdimin e procedurës së formimit të qeverisë me aktualizimin e buxhetit. Pyetjes së gazetarëve se kur do ta dorëzojë mandatin e dytë ai iu përgjigj duke bërë një pyetje tjetër: "Kur Parlamenti bullgar do ta azhurnojë buxhetin?" Ai vuri në dukje se do të insistojë që Parlamentit ta votojë aktualizimin e tij. "Ne nuk mund t'i lëmë njerëzit në një krizë pandemike të afërt pa mbështetje financiare", tha Radev. Sipas fjalëve të tij, kjo është një nga arsyet kryesore për thirrjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë ditën e hënë.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..