Fjetja e Hyjlindëses e cila gjithnjë bie më 15 gusht është një nga festat më të mëdha kishtare kushtuar Nënës së Zotit. Kjo kremte lidhet më të ashtuquajturën “fjetje” e Shën Hyjlindëses. Para se të ndahet nga jeta dhe të largohet nga bota tokësore, Virgjiresha Mëri 64 vjeçare deshi të shohë edhe një herë të gjithë apostujt, pas së cilës engjëjt morën shpirtin e saj. Ajo u varros në një shpellë pranë Kopshtit të Getsimanit. Ditën e tretë pas vdekjes shpella mbeti boshe sepse Virgjiresha u ringjall. Kisha e shënon këtë ditë që nga shekujt e parë të krishterimit. Në vendin tonë edhe sot e kësaj dite më 15 gusht mijëra besimtarë frekuentojnë kishat dhe manastiret që mbajnë emrin e Nënës së Zotit. Për kremtet kushtuar festës mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Kremtojmë Fjetjen e Hyjlindëses Mëri - një nga festat më të respektuara në botën e krishtere”.
Fshati Saparevo është një nga vendet të cilat tërheqin besimtarët ditën e 15 gushtit. Kisha e tij “Fjetja e Hyjlindëses” qëndron krenare në një kodër të vogël ndërsa pranë saj ngrenë shtatë një kullë monolite me sahatin dhe kambanoren, ushtima e së cilës dëgjohet tejendanë. Plotë legjenda është historia e kishës. Afresket magjepsëse të cilët mbulojnë muret lanë mbresa të thella në çdo zemër. Më shumë për këtë kishë dhe për mjeshtrit të cilët e pikturuan vizatimet murale mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Kisha e fshatit Saparevo është një kopje e zvogëluar e kishës në Manastirin e Rilës”.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..