Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avioni qeveritar “Spartan” kthen nga Austria 19 nxënës bullgarë të infektuar me COVID-19

Foto: BGNES

Një grup nxënësish bullgarë bashkë me mësuesit e tyre kthehen sonte me aeroplanin qeveritar “Spartan”, pasi ishin infektuar me Covid-19 në një kamp gjuhësor në Austri.

Pjesa tjetër e grupit bullgar, me PCR test negativ, do të kthehet me autobus, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 10 gjimnazistë bullgarë janë vënë në karantinë në qytetin Knappenberg dhe tre nxënës dhe një i rritur në Klagenfurt. Fëmijët ndihen mirë. Vetëm udhëhrqësja ka simptoma të lehta.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri thirrje drejtorëve të shkollave dhe prindërve që të vlerësojnë me kujdes rreziqet për përfitimet e dërgimit të fëmijëve në udhëtime grupore jashtë vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD