80% nga blerësit e pronave pushimore nëpër bregdetin e Detit të Zi janë bullgarë, tregojnë të dhënat e specialistëve nga një kompani e madhe ndërtimore dhe investuese në fushën e vendbanimeve pushuese. “Kufizimet për udhëtim për shkak të koronavirusit dhe situata e paqartë ekonomike ka nxitur shumë njerëz, të cilët luhateshin, të ndërmarrin veprime dhe të lidhin marrëveshje. Çmimet e pronës për pushime mbajnë nivele të qëndrueshme, në kontrast me pasuritë e paluajtshme urbane në vend, ku rritja e çmimeve nuk është ndalur as vitin e fundit “- shënojnë analizatorët. Në praktikë, nëse një person po kërkon një investim të kursimeve të tij, atëherë strehimi në det është një opsion më i lirë sesa një apartament i vogël në qytet.
“Po vihet re një lulëzim i transaksioneve të pasurive të paluajtshme në qytetet Sozopol, Nesebër dhe Pomorie”- thotë Diana Ivanova, menaxhere i një agjencie të pasurive të patundshme në Burgas. Në një intervistë për radiostacionin regjional të Radios Kombëtare Bullgare ajo ripohon se interesi është i orientuar drejt sektorit të pushimeve, ku investimi bëhet me qëllim që prona të shfrytëzohet për pushim gjatë gjithë vitit. “Banesat e propozuara në tregun në qytetin Sozopoll, tanimë kanë gjetur blerës”- thotë Diana Ivanova:
“Një verë mjaft e nxehtë është dhe në tregun e pronave të paluajtshme, si për nga çmimet, kështu dhe për transaksionet. Ka një aktivitet të madh jo vetëm në tregun e pronave të qytetit në Burgas. Kërkohen si apartamente të gatshme, kështu dhe të gjitha projektet, të cilat janë në një etapë të ndërtimit. Këtë e ripohojnë dhe nga zyrat e noterisë në qytetet tona turistike, dhe ato kanë një rritje të madhe në transaksionet e pasurive të paluajtshme. Kur përcaktoni çmimet e banesave, ka rëndësi nëse apartamenti dhe ndërtesa janë gati, nëse është ndërtim i ri. Me rëndësi është dhe në cilin rajon janë. Për pronat e mbyllura në një kompleks, niveli i çmimeve për mirëmbajtjen, shërbimin dhe menaxhimin e pronës është i rëndësishëm."
Sipas agjentëve, është e vështirë të flitet për çmimet e pronave në zonë - ato ndryshojnë shumë, por më të kërkuarat janë ato që lëvizen nga 800 në 1200 euro për metër katror. “Ka dhe marrëveshje me çmime më të larta, si dhe më të ulëta. Apartamente të vogla në komplekse jo shumë mirë të mirëmbajtura shiten me çmime të leverdishme dhe kjo i provokon blerësit”-thotë Diana Ivanova përpara BNR-Burgas:
“Ajo të cilën e preferojnë klientët është që apartamenti të jetë i përfunduar dhe të jetë i mobiluar. Tani po shiten apartamente nga tregu sekondar, por edhe ndërtime të reja dhe në ndërtim të sipër. Investuesit kanë përvojën e fituar gjatë viteve se kërkimi është i pronave të përfunduara, prandaj dhe propozojnë një opsion të tillë.”
Klientët e pronave nëpër qytetet pushimore janë më shpesh bashkatdhetarët tanë, të cilët duan që të investojnë paratë e veta, por ka dhe të tillë të cilët punojnë jashtë. “Ata i kushtojnë një vëmendje serioze atdheut dhe faktit që të investojnë në të . Kështu që blerësit janë kryesisht bullgarë, në raste të rralla ka dhe të huaj nga Bashkimi Evropian. Rusët në këtë moment janë më tepër në pozitën e shitësve”- thotë Diana Ivanova.
Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Svoboda Atanasovës, BNR-Burgas/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..