Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konstatohet përshpejtim i vaksinimit në Bullgari me gati 14%

Foto: BGNES

Bullgaria ka përshpejtuar tempin e vaksinimit kundër Covid-19 me 13.7 përqind në 10 ditë, tha Shoqata Bullgare e Spitaleve, duke cituar të dhëna nga Portali i Unifikuar i Informacionit dhe të dhënat e fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Numrat tregojnë se pjesa e të vaksinuarve plotësisht në Bullgari u rrit që nga 5 gusht në 17.3 përqind krahasuar me 16.7% që ishte më 25 korrik. Për të njëjtën periudhë, pjesa e të vaksinuarve në Poloni dhe Lihtenshtajn mbeti e pandryshuar - 54.7 përqind dhe 53.6 përqind, respektivisht. Por Bullgaria mbetet në vendin e fundit për sa i përket numrit të të vaksinuarve në Evropë, përpara Rumanisë - me 32% dhe Norvegjisë - me 39.2 përqind, shtoi shoqata.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD