Në Rezervatin Historik Arkeologjik "Pliska" (që ndodhet 28 km. në verilindje të qytetit të Shumenit) do të zhvillohet Festivali i Nëntë Mesjetar "Ditët e Paraardhësve - Pliska 2021". Ai prezanton Mesjetën bullgare nga shekulli VII deri në XIV dhe është ndër rindërtimet historike më të rëndësishme në vend. Vendi i zhvillimit të tij nuk është i rastësishëm - rezervati arkeologjik "Pliska" ruan kujtesën e kryeqytetit të parë bullgar, i cili në kohën e themelimit të shtetit bullgar në vitin 681 ka qenë një nga qytetet më të pasura në Evropë, i njohur për arkitekturën e tij të jashtëzakonshme.
Festivali, i cili na kthen në këtë epokë, do të mbahet më 7 dhe 8 gusht. Pritet që të vijnë mbi 200 pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë saj, të cilët do të demonstrojnë mënyrën e jetesës, kulturën dhe traditat e kësaj periudhe të historisë.
“Do të ketë më shumë pjesëmarrës sesa në vitet e mëparshme. Ata janë nga vendi dhe jashtë, sigurisht që bëhet fjalë për destinacione më të afërta, si Rumania për shembull, sepse situata pandemike në mbarë Evropën nuk lejon pjesëmarrjen e grupeve të tjera”, saktësoi para BNR-Varna Zhasmin Përvanov – kryetari i “Shoqatës për rimëkëmbjen dhe ruajtjen e traditave bullgare – Avitoholl” e cila është një nga organizatorët e aktivitetit që nga vetë fillimi.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është rikrijimi i historisë, e tillë siç e njohim nga studimet tona, tha gjithashtu Zhasmin Përvanov.
Aktiviteti do të fillojë me një konferencë shkencore me temë: “1340 vjet nga krijimi i shtetit bullgar dhe 1300 vjet nga vdekja e Hanit Tervel – Shpëtimtari i Evropës.”
Përveç prezantimit të veshjeve të mesjetës, armëve dhe sendeve nga jeta e përditshme, do të ketë gjithashtu demonstrime luftarake, muzikë nga epoka e hershme e Mesjetës, degustime të kuzhinës së Mesjetës. Për fëmijët dhe të rinjtë janë parashikuar trajnime të ndryshme – si qitje me hark dhe beteja me shpatë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Maja Arsova dhe avitohol.orgQyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..