Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje dramatike e të sapo infektuarve me Covid-19

Foto: Pixabay

393 janë rastet e reja të koronavirusit në vend krahasuar me 94 në ditën e raportuar më parë. Por rritja e përqindjes është më e kufizuar. 1.68për qind e 23 371 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 109, në Plovdiv - 39, Varna - 30 dhe Burgas - 28. Qytetet Pleven, Jamboll dhe Vraca kanë më pak të infektuar – nga dy secili.

Numri i pacientëve aktivë të regjistruar u rrit nga 8379 në 8702. Në spital u shtruan 851 pacientë. 82 prej të infektuarve janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit 7 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. 63 pacientë u shëruan.

8310 vaksina u dhanë të hënën. 1 006 173 persona kanë përfunduar imunizimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD