Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A po pakësohen shanset për të formuar një qeveri me mbështetjen e "partive të protestës"?

Sllavi Trifonov është i bindur se nga “Bullgaria Demokratike” po kërkojnë poste në kabinet

Foto: BGNES

Një person pa përvojë në politikë, por me përvojë në biznesin privat. Kështu më shkurtimisht mund të përshkruhet kandidati për Kryeministër Pllamen Nikollov, i shpallur nga "Ka një popull të tillë" (ITN). Partia që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik përsëri i mbeti besnike stilit të saj, duke e befasuar për herë të radhës shoqërinë. Kandidatura e shpallur e avokatit Petër Iliev pritej të konfirmohej për njërën nga tre pozicionet më të rëndësishme në vend. Mirëpo, tani për tani stafi i Këshillit të Ministrave po vazhdon të jetë një enigmë. Partia ITN ripohoi gatishmërinë e saj për të mbajtur përgjegjësi direkte politike për qeverisjen e vendit. Sidoqoftë, sjellja e tyre deri më tani tregon mungesë përvoje të mjaftueshme politike.

"Heshtja e tepërt gjithmonë lind mosbesim," komentoi para BNR-së politologu Todor Gallunov. - Për më tepër, jeta politike bullgare ka vuajtur gjithmonë nga mungesa e publicitetit të mjaftueshëm nga ana e politikanëve. Unë mendoj se kandidaturat për kryeministrin dhe ministrat e vendit duhej të diskutoheshin shumë më herët. Në shumë prej vendeve ku ka demokraci të vërteta, partitë shpallin emrat e kryeministrave të tyre gjatë fushatës zgjedhore," tha politologu. Sipas tij, "bisedimet për një qeveri kanë ngecur dhe çfarëdo qeverie të formohet do të ketë mosbesim të madh mes palëve".

Ndërkohë, shanset për të formuar një kabinet të ITN me mbështetjen e "Bullgarisë Demokratike" po bëhen më të vogla, pas akuzave të bëra nga kryetari i partisë Sllavi Trifonov ndaj tyre. Sipas drejtuesit të ITN, ata po kërkojnë poste në qeveri dhe konsiderohen si më të rëndësishëm, sesa sovrani u ka caktuar atyre. Më parë, bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" , Hristo Ivanov, konfirmoi se koalicioni është gati të votojë "për" qeverinë e re, por me disa kushte:

“Ne jemi gati të japim mbështetje, por për një qeveri të fortë reformiste që mund të transformojë Bullgarinë. Kjo do të thotë një program shumë të qartë, për të cilin jemi të bindur se përkrahet nga një ekip i mirë që mund ta zbatojë atë. Është me rëndësi gjithashtu që ky ekip të ketë një udhëheqës të cilit të mund t’i besohet që nga dita e pare."

Politologu Përvan Simeonov shpjegoi se ne ende nuk jemi të qartë se çfarë kryeministri do të jetë Pllamen Nikollov, por vuri në dukje se të ashtuquajturat “parti të protestës” kanë vendosur kërkesa shumë të larta ndaj personit që është i denjë të udhëheqë vendin:

"Duke demonstruar xhelozi të dukshme ndaj disa ministrave, të cilët i konsiderojnë si ministra të veta, përfaqësuesit e “Bullgarisë Demokratike” e rritin edhe më shumë tensionin mes ITN, të cilët siç duket nuk disponojnë përvojën e mjaftueshme. Ka pak të ngjarë që në Bullgari të ekzistojë një person kaq i pastër, i cili të mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të protestës. Protesta ra viktimë e ambicies së saj të bukur, " tha politologu.

Nga “Ngrihu.BG. Ne po vijmë!" gjithashtu po duken të rezervuar për mbështetjen e mundshme për kabinetin “Nikollov".

"Ne nuk duam zgjedhje të parakohshme, por një qeveri serioze dhe të qëndrueshme që është në gjendje të përmbushë angazhimet e saj – ishte kategorike nënkryetarja e Kuvendit Popullor Tatjana Donçeva.

Pritet që "Ka një popull të tillë" t’u prezantojë projekt-kabinetin e tij drejtuesve të BSP, "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngrhu BG! Ne po vijmë!". Tre forcat politike do të ftohen në një takim, u bë e qartë në një letër nga kryetari i grupit të tyre parlamentar, Toshko Jordanov, drejtuar mediave sot.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD