Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandat për formimin e qeverisë sot, më 30 korrik, në orën 5 pasdite. Këtë e bëri të ditur Kreu i Shtetit në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore Veriore). “Partitë dispononin kohë të mjaftueshme. Dialogu konstruktiv po shpërbëhet. Në këtë situatë, në vend të një dialogu, jeni duke dëgjuar sulme ndaj ministrave të përkohshëm. Ne po përballemi me sfida që kërkojnë që të formohet qeveri sa më shpejt. Erdhi koha që bullgarët të zbulojnë se kush është kandidati për Kryeministër dhe cilat janë synimet e vërteta të fituesve në zgjedhje, " komentoi Radev.
Në qoftë se i barazojmë DPS dhe GERB dhe i izolojmë ata nga mundësia e ndikimit në qeveri, ne jemi gati të mbështesim kabinetin e "Ka një popull të tillë", tha para Nova TV Hristo Ivanov, bashkëkryetar i "Bullgarisë Demokratike".
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..