Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një anketë në ueb-faqen e Radio Bullgarisë tregon:

Të huajit e kanë të vështirë të tregojnë vendpushimin e parë bregdetar bullgar

Foto: stconstantine.bg

Në lidhje me përvjetorin e 85 të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit, pasardhësi i tyre – Radio Bullgaria filloi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e tretë e pyetën online auditorin e Radio Bullgarisë se cili është vendpushimi i parë bregdetar bullgar. Nga 5 destinacionet e ofruara – Allbena, Djuni, Zllatni Pjasëci, Sllënçev Brjag, Shenjtorët Konstantin dhe Elena, përgjigja e saktë është “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”.

Rezultatet e përgjithësuara të dhjetë versioneve gjuhësore të anketës treguan se auditori i Radio Bullgarisë ka të vështirë të përcaktojë se cili është vendpushimi i parë detar bullgar. Ndoshta për popullaritetin e tyre – me më shumë vota janë vendpushimet Sllënçev Brjag, Allbena dhe Zllatni Pjasëci.

Vetëm përdoruesit e faqeve gjermane dhe bullgare të Radio Bullgarisë u përgjigjën saktë. 53 për qind e tyre dhanë përgjigjen e saktë. Anketa tregon gjithashtu se më pak për vendpushimin e parë detar bullgar dinë përdoruesit spanjoll – mezi 6 për qind, të ndjekur nga ata grekë – 12 për qind, turq – 14 për qind dhe shqiptarë – 16 për qind.

Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 25 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Pikëpyetje” të Stefan Vëlldobrev dhe “Të dyshuarit e zakonshëm”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:48- Lajme  13:31- Kënga e ditës

botuar më 24-06-25 3.00.MD

Bullgaria sot – 24 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dita e Enjos” të grupit Shturcite. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:35- Lajme 11:56 - Kënga e ditës

botuar më 24-06-24 3.00.MD

Bullgaria sot – 21 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Politikë” do t’ju sjellim qëndrimin e Prof. Ognjan Gerxhikov, i cili në një intervistë për Radio Bullgarinë, u përpoq të shpjegojë mesazhin e lënë nga votuesit me..

botuar më 24-06-21 3.00.MD