Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jean-Baptiste Leclère për pasionet e tij bullgare

Foto: Facebook /@marimbabulgaria

“U dashurova me Bullgarinë vite më parë - herën e parë që vizitova vendin tuaj”- rrëfen Jean-Baptiste Leclère. Perkusionisti i njohur jeton në Paris dhe si ekzekutues dhe pedagog shpesh udhëton nëpër botë për koncerte dhe për klasa të mjeshtërve. Një nga “ndalesat e tij profesionale” si të thuash është qyteti Pleven, ku çdo një vit mbahet Festivali Ndërkombëtar për Marimba dhe Vegla me Goditje, drejtoreshë artistike e të cilit është bashkatdhetarja jonë Vassailena Serafimova, ndërsa Jean-Baptiste Leclère është ndër pedagogët në akademinë verore dhe pjesëmarrës në koncertet. Në një intervistë për Radio Bullgarinë muzikanti i ri tha:

“Jap mësime në Conservatoire de Paris, kryesisht repertor orkestral për instrumente të ndryshme goditjeje. Jam pedagog edhe në konservatorin CRR de Saint- Maur-des-Fossés, ku nxënësit janë në moshë nga 17 deri në 19 vjeç. Gjithashtu jam edhe perkusionisti i parë solo në orkestrën e Operës Kombëtare në Paris, ku punoj që prej 14 vitesh. Bashkë me Vassilena Serafimova jemi udhëheqës artistikë të Paris Percussion Group. Unë gjithashtu luaj në ansamble të ndryshme të dhomës. Merr pjesë në çdo edicion të Festivalit Ndërkombëtar për Marimba dhe Vegla me Goditje në Bullgari. Gëzohem se kam mundësi të ndajë momente më të thjeshta njerëzore me kolegët, me publikun, me ekipin e festivalit. Ata janë familja ime. Disa nga nxënësit vijnë në çdo festival dhe është shumë bukur të shoh se sa janë të përparuar profesionalisht, se sa e kanë zhvilluar muzikalitetin dhe teknikën e vet. Më sjellin gëzim edhe takimet e mia me Vassilenën dhe me familjen e saj të cilët së bashku me bashkinë organizojnë këtë veprimtari të mrekullueshme. Mendoj se bëjmë një punë të shkëlqyer së bashku, duke u dhënë mësime studentëve, duke ndarë muzikën.”

Jean-Baptiste Leclère kujton se për herë të parë erdhi në Bullgari si turistë dhe mbeti i impresionuar thellë nga muzika dhe traditat tona popullore.

“Udhëtova nëpër Evropë dhe ekskursioni im përfshinte edhe Bullgarinë dhe Rumaninë. Vizitova qytetet Varna, Burgas dhe Sofje. Atëherë u njoha me muzikën tradicionale bullgare, me historinë tuaj dhe me natyrën e bukur, me malet. Ishte e mahnitshme të dëgjoj këngë autentike popullore. Ishte një përjetim i papritur dhe i mrekullueshëm. Atëherë u dashurova me kulturën tënde dhe me vendin. Pas kësaj fillova të vij për festivalin në Pleven çdo një vit. Punoj aktivisht dhe nuk kam shumë kohë. Ja përse vendosa që vitin e ardhshëm të vij në Bullgari për të pushuar. Do të jemi bashkë me familjen, sepse dua të ndaj me ta se çfarë kamë gjetur këtu. Gjithashtu dua të mësoj më shumë për Bullgarinë, të vizitoj më shumë vende. Tashmë di disa fjalë bullgare, por vazhdoj të mësoj shprehje të reja hap pas hapi.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

130 vjet nga lindja e këngëtares Gjurga Pinxhurova

Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..

botuar më 25-04-18 7.10.PD
Margarita Hranova

"Bëhu dita ime" pikturon dashurinë e cila i kapërcen pengesat

Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova ,  e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..

botuar më 25-04-17 1.45.MD

"Fshehtas" nga Dani Ilieva u ndikua nga freskia e muzikës K-pop

E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" .  Tani..

botuar më 25-04-16 1.30.MD