Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov theksoi tre rreziqe kryesore për sëmundshmërinë e lartë dhe vdekshmërinë në valën e katërt të pritur Covid-19 – këto janë shkalla e ulët e vaksinimit, menaxhimi i dobët i krizës vitin e kaluar dhe sistemi jashtëzakonisht i dobët shëndetësor.
"Për fat të keq, ky rrezik nuk mund të kapërcehet brenda një ose dy muajve, sepse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor është jashtëzakonisht i paekuilibruar," tha ai gjatë dëgjimit të tij në seancën në Kuvendit Popullor.
Ministri iu referua mendimit të ekspertëve, sipas të cilit qasja e gabuar ndaj vaksinimit ka marrë jetën e rreth 10 mijë njerëzve. "Disa nga këto jetë do të shpëtoheshin nëse do t'u kishim dhënë përparësi të moshuarve," shtoi Stojço Kacarov.
Sipas fjalëve të tij, në vitin 2020 jetëgjatësia është ulur me një vit e gjysmë, që është një "rezultat katastrofik". Ministri përsëri tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..