193 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit. Ky është numri më i madh në bazë ditore që nga 7 qershori 2021, kur numri ishte 208. 0.92% e 20 910 testeve janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në Sofje - 74, pasuar nga Plovdivi - 19 dhe Burgasi - 13. Në rrethet Ruse, Pernik, Montana, Lloveç, Kjustendill, Kërxhhali dhe Vidin nuk ka të infektuar rishtazi. Pacientët aktivë të regjistruar janë 7 456. Të shtruarit në spital janë me 10 persona më shumë - 726. 73 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 5 persona vdiqën me Covid-19. 73 janë të shëruarit. 8 538 vaksina u dhanë të hënën. Dozat e dhëna tashmë janë 1 976 628. Me imunizim të plotë janë 970 442 njerëz.
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..