Tema e Ballkanit Perëndimor u prek në një takim në Salzburg midis Presidentit Rumen Radev dhe homologut të tij austriak Alexander Van der Belen.
"Bullgaria është mbështetësi më i fortë i zgjerimit të BE, por ajo nuk mund të lejojë shkeljen e të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë Veriore që kanë vetëdije bullgare," theksoi Radev.
Presidenti bullgar vuri në dukje se Austria është një partner kryesor tregtar dhe investitor në Bullgari. Në vitin 2020 tregtia midis dy vendeve tona arriti 1.358 miliardë euro, ndërsa investimet austriake në Bullgari janë 319.2 milion euro.
Sa i përket ekzistencës së një Bashkimi Evropian, i cili të jetë neutral nga pikëpamja klimatike, të dy ranë dakord që kufizimi i emetimeve të gazeve serë do të jetë në dobi të mjedisit dhe shëndetit të njeriut. "Mirëpo, tranzicioni duhet të jetë i drejtë për të gjitha vendet anëtare dhe të mos shkaktojë kolaps energjetik ose ekonomik në vendet më pak të zhvilluara," tha Radev.
Qeveria bullgare mbetet e gatshme të ofrojë ndihmë shtesë për miqtë dhe fqinjët e saj nëse ata kanë nevojë në këtë kohë të vështirë. Këtë ia ka siguruar ministri i jashtëm Georg Georgiev homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, i cili ishte në..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..
Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..