Festivali muzikor EXIT në Serbi është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vizituara muzikore në Evropë. Pas një ndërprerje prej një viti, për shkak të pandemisë botërore nga COVID-19, gjatë muajit korrik festivali u kthye në Serbi me 20 skena dhe 200 000 vizitues nga e gjithë Evropa për katër ditë në kalanë emblematike Petrovaradin në Novi Sad. Me edicionin e sivjetshëm shënohet dhe 20 vjetori nga fillimi i historisë së tij muzikore. Kurse vetëm pas një jave do të duhet të shkruhet faqja e re e tij - edicioni i parë i EXIT në Bullgari.
Ekipi serb është tanimë në plazhin “Perla” në vendpushimin Primorsko, ku midis 29 dhe 31 korrikut do të zhvillohet maratona treditore muzikore me titull SUNLAND. Këngëtari Rushi Vidinliev, grupet “Ëpsurt”, “Animacionerët”, “Kerana dhe kozmonautët” “Jeremy”, “The top stoppers & “Uikeda” janë një pjesë nga muzikantët bullgarë, të cilët do të dalin në katër skenat e ndërtuara.
Publiku do të ketë mundësinë të shikojë akoma këngëtaren ruse dhe DJ Nina Kravic, dyshen franceze Ofenbach dhe grupin serb S:A:R:S:, këngëtaren britanike rap Dajana de Brito, e njohur si IAMDDB, Matador-DJ nga Dublin, i njohur me qëndrimin e vet revolucionar ndaj muzikës elektronike, yllin e tekno-skenës serbe Tijana T dhe dyshen boshnjake After Affair.
Territori i festivalit tek ne do të mbulojë 130 dynymë, kurse organizatorët premtojnë një transport të vazhdueshëm deri tek qytetet e afërta dhe vendpushimet.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..