"Bullgaria Demokratike" mbështet veprimet e ministrit të përkohshëm të drejtësisë Janaki Stoillov për shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit Ivan Geshev. Me rastin e takimit të sotëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku diskutohet procedura e lirimit të kryeprokurorit, lideri i “Bullgaria Demokratike” Hristo Ivanov bëri thirrje në tribunën e Kuvendit Popullor që gjyqtarët të marrin parasysh seriozitetin e çështjes për interesin kombëtar. Ai u përkrah plotësisht nga grupi parlamentar “Ngrihu BG! Ne po vijmë!”. DPS parashtroi një deklaratë ku shënohet se grupi i tyre do të marrë pjesë në konsultime për reformat e çdo lloji, përfshi këtu dhe reformën gjyqësore.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..